Pas ngjarjes tragjike në Himarë, ku skafi i drejtuar nga komisari Tase vrau 7-vjeçaren, Policia ka marrë një aksion për bllokimin e mjeteve të ujit. Fabjan Dodaj, pronar i një skafi pretendon se është intimiduar nga forcat e policisë kufitare Velipojë.
“Si turist dhe si shtetas amerikan kam dalë në ujërat e territorit shqiptar me leje dhe në datën 11 ishte hera e fundit që dola me familjarë të mi dhe përsëri më ndaluan për të kontrolluar dokumentacionin siç e bënë një ditë më parë”.
Sipas tij përveç dokumentacionit është urdhëruar dhe shoqërimi i menjëhershëm i Dodajt.
Në videon e filmuar nga bashkëshortja e tij, duket dhe Fabjani i cili shqipton numrin e identifikimit në bluzën e policit, pasi ky i fundit kishte refuzuar t’i tregonte emrin.
Në këto momente sipas Dodajt polici u nis me shumë shpejtësi dhe ai u përplas mbrapsht në skafin e policisë që e mori për ta shoqëruar. Ai ka njoftuar dhe ambasadën amerikane për ngjarjen duke qenë se është shtetas i atij vendi me argumentin se është i frikësuar për jetën, ai dhe familjarët.
