Kujdesi për flokët është një moment themelor për higjienën dhe mirëqenien personale pasi garanton shëndetin e kokës në tërësi si dhe të flokëve. Përdorimi shumë i shpeshtë i shampos mund të privojë lëkurën nga vajrat natyralë të prodhuar brenda folikulave, vajra që janë të rëndësishëm për rritjen e flokëve. Pasojat mund të jenë, për shembull, fillimi i zbokthit, ndjesia e kruajtjes, lëkura e kokës shumë e thatë dhe brishtësia e flokëve. Atëherë, si të dini se kur është koha e duhur për të larë flokët?
Përgjigja sipas stilistit të flokëve Jon Hala, është vetëm një: kur është rreptësisht e nevojshme. Është me rëndësi të madhe shmangia e larjes së panevojshme. Kjo nuk do thotë të neglizhojmë veten. Nëse duke kaluar gishtat nëpër flokët tuaj, ato janë ende të buta dhe elastike, do të thotë se nuk ka nevojë t’i lani ato edhe nëse, ndoshta, e kishit planifikuar ta bënit këtë. Është e nevojshme të vazhdohet me shampo dhe balsam vetëm kur flokët janë dukshëm të yndyrshëm ose nëse ju kruhet koka ose ka shenja të rrëshqitjes në lëkurë.
Për ata që priren të lahen shumë shpesh, ekspertët këshillojnë që ta reduktojnë gradualisht këtë frekuencë, fillimisht duke vazhduar çdo dy ditë dhe më pas të mbërrijnë një herë ose dy herë në shtatë ditë. Është e rëndësishme të siguroheni që përdorni produktet e duhura, të lehta dhe që nuk rëndojnë flokët, në mënyrë që edhe modeli i flokëve të zgjasë më shumë.
Sa herë që duam të zgjedhim një shampo, blejmë gjithmonë atë që i përshtatet tipit të flokut. Sa më shumë përbërës për ushqyerjen, forcimin dhe shkëlqimin e tij, aq më intrigues duket produkti. Por, a ju ka shkuar ndonjëherë në mendje që mes përbërësve që formojnë një shampo, njëri prej tyre është shumë i dëmshëm për flokun?
