Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha akuzon: Fali 1,5 milionë metra katrorë tokë në Durrës, për të ndërtuar Dubai-Rama

12:47 / August 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 08 15 at 12.33.00 PM 1080x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vijon që të akuzoje kryeministrin Edi Rama në lidhje me projektin e Portit turistik të Durrësit, ku këtë herë pohon se i ka dhënë një kompanie private 1,5 milionë metra katrorë truall për të ndërtuar aty një pronë personale.

“Ligji i parë i çdo hajduti është se ai kërkon të vjedhë sa më shumë. Rasti më tipik është Edi Rama, i cili pasi është kapur në flagrancë me vjedhjen e 420 milionë euro për djegësat, gjithçka me firmën e tij, vrapon të vendosë harresë këtë vjedhje, me dy megaafera të mëdha, që janë 10fishi i kësaj shume; ajo e Butrinti dhe Portit të Durrësit. Jam këtu për të denoncuar për të shumtën herë, aferën mafioze, korruptive të Ramës me portin më kryesor, shekullor e mijëvjeçar, portin e Durrësit. Kjo aferë vjen në dhunim me të gjitha ligjet e vendit. Rama deklaron se i ka dhënë një kompanie territorin prej 1.5 milionë metra katrorë të ndërtimit aty të Dubai-city, të Dubait-Emar-Rama, ose Rama-Emar”, tha Berisha në një konferencë për mediat.

Nga ana tjetër, Berisha akuzoi gjithashtu Raman se po përvetëson përfitime marramendëse nga kjo sipërmarrje. “Ky megaskandal është e tillë, që askush nuk njeh kompaninë, pasi kompania është offshore dhe kjo është e ndaluar me ligjet e vendit, që kompani të tilla të marrin prona të tilla të shqiptarëve. Kjo bëhet që Rama dhe bashkëvjedhësit e tij, duan të fshehin fitimet e tyre përrallore nga kjo aferë, në parajsat fiskale të mafias botërore. Në këtë aferë Edi Rama u thotë shqiptarëve se Shqipëria fiton 300 milionë, ndërkohë që vetëm trualli kushton jo më pak se 3 miliardë euro, me çmimin aktual. Pra nëse pronarët e trojeve në Shqipëri e japin truallin për zhvillim ndërtuesve, sipas zonave me një % nga 20 deri ne 50%, Edi Rama u lë shqiptarëve vetëm 10% të fitimit. Kurse merr vetë me kompaninë e Emarit-Rama, 90% të vlerës. Ky është një superskandal. Tejkalon çdo lloj imagjinate”, shtoi Berisha.

Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.