Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Murrizi publikon mesazhin: Në Divjakë s’punon aparati i grafisë, militantët marrin rrogat pa punuar

21:30 / August 15, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
muslim murrizi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili denoncon korrupsionin në qendrën shëndetësore të Divjakës.

Sipas mesazhit të qytetarit, aparati i grafisë në këtë qendër shëndetësore nuk punon, ndonëse paguhen dy mjekë.

Postimi:

Një “ kujtesë” për dy Deputetët e Divjakës dhe Ministren e Shëndetësisë Manastirliu:

Përshëndetje Z. Myslim,

Po ju jap një informacion për korrupsionin që bëhet në qendrën shëndetësore të Divjakës.

Qendra Shëndetësore e Bashkisë Divjakë është kthyer në një institucion ku paguhen pa punuar fare militantë të partisë dhe ata që ndajnë pagën me kapot që i mbajnë në listëpagesë.

Prej vitit 2016 kur u “ inagurua” me daulle e saze në prani të liderit suprem, aparati i grafisë nuk ka punuar kurrë dhe qytetarët e kësaj bashkie shkojnë në Lushnje apo Rrogozhinë për një grafi.

Megjithëse grafia nuk punon, aty paguhen 5 persona si punonjës të grafisë me në krye një “grafiste” nga Ballagati.

Prej vitesh, në këtë qendër shëndetësore, si kur ishte shefe Besa dhe tani që është shef Ardjani, paguhet me 650000 lekë në muaj një që ka mbaruar për biologji si mjeke labaratori, pa ardhur asnjë ditë në punë.

Kjo “mjekja” ka labarator privat në Peqin, Lushnje dhe Tiranë me emrin “Harrison Lab” dhe vjen në Divjakë një herë në muaj për të marrë ose për të ndarë rrogën me ata që e mbajnë në listëpagesë.

Mjekja quhet Ilda Kullolli dhe vjen me makinë të kuqe, me targa AA 345 RH, që është në pronësi të kompanisë “Met-Pharma” dhe me një opel të zi, me targa AA 259 MN, që e ka në emër të saj.

Egageja për zemrën nuk punon, por mjek për egagen paguhet.

Listëpagesat e “mjekëve” dhe infermierëve që paguhen pa qenë në punë apo që paguhen për shërbime që nuk ekzistojnë fare në këtë qendër shëndetësore si grafia apo eko e zemrës, por edhe kësaj Ilda Kullollit si “mjeke” laboratori i bën me “kujdes” kryeinfermieri Jorgaq Duka, që prej dy vitesh edhe pse ka një urdhër shkarkimi nga Drejtoria e Shëndetit Fier, prej vitesh ai vazhdon të paguhet si kryeinfermier.

Punësimi i Mjekëve dhe infermierëve në këtë qendër shëndetësore janë bërë nën “kujdesin” e ish-drejtoreshës së shëndetit Lushnje, znj. Laureta Xhafa, që tani është bërë drejtoreshë e spitalit Lushnje.

Po të drejtohem ty Z. Myslim, se deputët Erjoni që bën “opozitë” për shalqirin nuk besoj që publikon gjë të keqe për Divjakën, ndërsa “deputetja” e Lulit dhe e disa Lulave që është edhe vetë mjeke, nuk ka këllqe të flasë, të shkruajë apo të denoncojë asnjë gjë për Divjakën, se është “pajtuar” me pushtetin e Divjakës dhe ka hallin që pas tre vjetësh të bëhet vetë përgjegjëse e kësaj qendre shëndetësore.

I bëj thirrje ministres së shëndetësisë Zj Manastirliu që t’i verifikojë këto abuzime nëse është e “lirë” dhe të mos paguajë miliona lekë nga taksat e Shqiptarëve për njerëz që nuk vijnë në punë apo paguhen për shërbime që nuk ofrohen fare.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.