Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Cilën PD po vret Berisha?

22:34 / August 15, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Historia e “demokrates së orëve të fundit” që u jep zemër opozitarëve të Berishës të qëllojnë mbi zyrtarët e shtetit ka marrë përmasa tragjiokomike. Disa ditë më parë kjo zyrtare deklaroi se nëse demokratët do të vepronin si ai qytetari që qëlloi mbi zyrtarin e IKMT situata do të ishte ndryshe.

Ana komike e problemit është se në vitin 2013 2014, kjo zonja ka qenë socialiste, kurse viktima, që sot është inspektor në IKMT, ka qenë kandidat për kryetar të Partisë Demokratike në Berat.

Në vitin 2022, kjo socialiste pasi kaloi, “hu më hu” siç thotë populli, ka ngecur tek Berisha, ndërsa ky demokrati i vjetër ka mbetur inspektor i IKMT dhe tani është nën kërcënimin të vritet nga parti e Berishës.

Polica e ka thirrur sot këtë zyrtare të jap shpjegime dhe duket se ajo po përpiqet ti zbut deklaratën duke e shpjeguar si metaforë shprehjen e saj, ndërsa demokrati i plagosur, është ende në gjendje të rënd.

E gjithë kjo ngjarje tregon realisht se çfarë përfaqëson sot Sali Berisha dhe pse ka mbledhur gjithë llumin e Shqipërisë pas vetes, për të poshtëruar demokratët shqiptarë.

Ekipi më i afërt i Sali Berishës janë sot  një grumbull sharlatanësh, mitomanësh, dhe në shumicë të dukshme të çmendur ose histerikë si kjo zonja, të cilët janë aty jo se janë demokratë apo opozitarë të vjetër, por se janë të gatshëm të mos kenë turp për të qenë me Sali Berishën. Në grumbullin e tij rreth “Foltores” ai ka thirrur skalione të tilla pikërisht për të poshtëruar dhe nënshtruar demokratët, për tu treguar atyre që ai nuk ka nevojë për rregulla loje apo njerëz që ndjekin karrierë në PD, por për njerëz që janë gati të vdesin për të.

Po të kishte rregulla karriere në PD, ai inspektori i plagosur i IKMT, që është demokrat i vjetër, mund të ishte sot në vend të kësaj histerikes që bën thirrje për vrasje. Në fakt ai është në gjendje të rënd në spital, kur se zonja në fjalë, përdridhet para policëve për ti shpëtuar ndjekjes penale.

Kjo flet shumë se kush është rrethi i njerëzve që mbështesin Sali Berishën dhe akoma më shumë tregon se pse ka mbetur rrugëve fati i çdo demokrati shqiptar, të cilët tani në shumicë janë më të rrezikuar nga Sali Berisha se sa nga mosha apo ndonjë sëmundje. Rasti në fjalë tregon se cilën PD po vret Sali Berisha, dhe për kë po bën thirrje të qëllohet me armë. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026

Rama kërkon votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste

13:01 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.