Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“SPAK-u mbyll gojën”, PD akuzon: Kompanitë e inceneratorëve janë si guacka për të vjedhur 430 mln euro

11:33 / August 16, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
malltezi2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe këtë të martë Partia Demokratike ka vijuar me akuzat për aferën e inceneratorëve. Në një dalje për mediat, anëtari i Këshilli Kombëtar, Jamarbër Malltezi thotë se kompanitë e inceneratorëve janë guacka, pa staf dhe pa eksperiencë pune, por janë krijuar vetëm për të vjedhur 430 mln euro. Po ashtu ai tha se SPAK-u ka mbyllur gojën dhe “nuk e di se ku po shkojnë miliona euro që Edi Rama ia transferon në mënyrë bujare atje në drejtimin e paditur Zotos dhe Gugalles që janë me urdhër arresti ndërkombëtar”.

Deklarata e plotë

Dje nga kjo foltore, si çdo ditë prej dy javësh, drejtuam 5 pyetje të radhës për inceneratorët. Janë “pyetje të radhës” por nga intensiteti i vjedhjes qeveritare, nuk janë aspak “pyetje sa për të kaluar radhën”. Janë pyetje thelbësore të cilat të tilla duhet t’i kenë edhe përgjigjet. SPAK e ka mbyllur gojën. Vetëm pak media dhe opozita flasin pareshtur, ngrenë pyetje, janë vënë në kërkim të vënies para drejtësisë së përgjegjësve. E vërteta është e qartë tashmë: firma e kundra ligjshme e inceneRamës dhe IncenErjonit janë thika në shpinë të qytetarëve dhe drejtësisë!

Ja edhe përgjigjet e 5 pyetjeve të djeshme:

1.Të katër kompanitë

Ø Integrated Energy

Ø Geogenix

Ø Almares Management

Ø Residence Corporate Services

Janë guaca pa staf dhe pa asnjë eksperiencë pune me mbetjet, por të krijuara veç për të fshehur gjurmët e lëvizjeve të parave publike. Të katërta këto kompani kanë të njëjtën adresë (Delflandlaan 1, Queens Tower-Office 916, 1062 EA Amsterdam) siç e kanë edhe qindra kompani të tjera guacë.

Buxheti i secilës-Sipas dokumenteve nga regjistri i kompanive në Hollandë, Guaca “Geogenix” (ish – Integrated Energy) ka vetëm 50 mijë euro të krijuara vetëm nga transferta “bujare” e Klodian Zotos e cila nga ana e saj vjen nga qindra miliona eurot e dhuruara bujarisht nga Rama-Ahmetaj-Agaçi-Veliaj. Guaca “Almares” që kontrollon “Geogenix” ka vetëm 18 mijë euro. Po kaq ka edhe guaca që zotëron Almares.

Punonjësit e secilës kompani: Sipas dokumenteve nga Hollanda, guaca “Geogenix” ka zero staf. Po zero staf ka edhe guaca “Almares Management”, ndërsa pronarja “Residence Corporate Services” ka dy staf. Këto na ishin kompanitë me eksperiencë të madhe të cilave Edi Rama u dha 8 pikë dhe përcaktoi se ku do të shkonin 128 milionë euro për Inceneratorin inekzistent të Tiranës.

LIDHUR ME PYETJET 4 DHE 5: Kompania Geogenix (ish Integrated Energy) – me zero staf dhe 50 mijë euro dhuratë bujare të Klodian Zotos, është kompania bazë me të cilën po veprojnë Zoto –Mërtiri – Gugallja, por edhe sekserë të tjerë të qeverisë si studio Tashko – Pustina. Kompania, apo me saktë GUACA “Geogenix”, kontrollohet nga “Almares Management”, pra GUACA NËNË, një kompani me zero staf dhe vetëm18 mijë euro buxhet. Pronare e “Almares Management” është GUACA GJYSHE që quhet “Residence Corporate Services”, që gjithashtu ka vetëm 18 mijë euro dhe vetëm 2 punonjës/drejtorë për firmat, nga të cilat njëri ështe ai që firmos me Zoton ose Garganellin sipas rastit, e tjetra është pronarja A. Jangildina e lindur në Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike.

PRA, asnjë shqiptar, madje as SPAK nuk e di se ku po shkojnë miliona euro që Edi Rama ia transferon në mënyrë bujare atje në drejtimin e paditur Zotos dhe Gugalles që janë me urdhër arresti ndërkombëtar, POR këtë e di shtetasja nga ish-Bashkimi Sovjetik si pronare e Guacës “Gjyshe” që kontrollon guacat në varësi. Kjo mega aferë është si gropë plehrash pambarim.

5 pyetje publike të reja për ata që kanë vesh të dëgjojnë:

1-Pse i dha Edi Rama 8 pikë nga 10 të mundshme personazheve të përhershme sekserë si Zoto -Mërtiri e dy italianë të tjerë?

2-Pse u desh të fshihen në guaca mbesa, guaca nënë dhe guacka gjyshe nëse nuk ka asnjë vjedhje?

3-Cila nga këto guaca kishte eksperiencë të madhe në trajtimin e mbetjeve dhe ndërtimin e inceneratorëve siç ka deklaruar publikisht Edi Rama?

4-Kush e ka hartuar atë kontratë qe ia vutë të firmoste një bedel që nuk kishte lidhje as me financat e vendit dhe as me mbetjet e Tiranës?

5-A është në hetim Drejtoria Juridike e Kryeministrisë që ka detyrimin ligjor të hartojë kontratat që japin bujarisht 430 milion euro për disa guaca dhe që pastaj përfundojnë që të vdekurit apo 90 vjeçarët qenkan pronarët e kompanive të nënkontraktorëve të nënkontraktorëve?

Kaq për sot. Nesër vijojmë. Sepse çdo ditë që kalon vijon dhe vjedhja.

Edi Rama incerenatorët PD spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I sekuestrohet pasuri me vlerë 77 milionë lekë, një kompani dhe 24 makina anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, SPAK jep detajet

12:44 / October 22, 2026

Samiti i Berlinit në Budva, mbërrin kryeministri Rama

11:33 / October 22, 2026

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.