Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Spartak Ngjela: Ka prova për Sali Berishën, ndaj tij do të fillojë procesi penal, shtatori vjen me ngjarje të reja

17:00 / August 16, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali berisha4 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati i njohur Spartak Ngjela, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Në një intervistë për gazetën “SOT”, lidhur me presionin e bërë ndaj SPAK për të arrestuar ish-kryeministrin Sali Berisha, ai u shpreh se është e garantuar se provat për të janë.

Ai tha se nëse ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të jetë më deputet në Parlament shqiptar ai beson se do të fillojë procesi penal si gjyq. I pyetur lidhur me vizitën e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit në Uashington pak ditë më parë nëse do të sjellë arrestime në nivele të larta në politikën shqiptare, duke parë dhe zhvillimet e fundit ku funksionarë të lartë janë thirrur në SPAK, ai tha se po ky është qëllimi i vizitave të tilla.

“Profesionalisht mund të them se Berisha është akoma deputet, anëtar i Parlamentit dhe mesa kam parë në Parlament kanë hyrë dy projektligje që mendohet të miratohen në shtator, ku njëri është që po të jesh “non grata”, nuk mund të jesh deputet dhe me anë kësaj kërkohet që të hiqet Saliu si deputet që një person non grata  nuk mund që të jetë deputet.

Ka disa legjislacione të vendeve perëndimore e kanë këtë në Kushtetutën e tyre. Pra këtu kuptohet se ka një vazhdimësi, pengesa ka qenë se është deputet, krijoj edhe një parti por që nuk ishte ligjore, është në  opozitë por nuk është kryetar i opozitës sepse Partinë Demokratike e ka Alibeaj. Nëse ai nuk do të ishte deputet nuk do ti kishte këto forca dhe nëse hiqet si deputet në funksion të ligjit se ligji duhet të miratohet, por ligji është në 2 të 3-tat, pasi të mos jetë më deputet duhet që të shohim se si do operohet me procesin penal. Nëse SPAK e fillon çështjen penale, arrestimin se bën dot se ai është deputet,  i duhen 2 të 3-tat në Parlament, ndërsa  në momentin që ai nuk do jetë deputet besoj se do filloj procesi penal, si gjyq, pastaj se si do dal gjyqi kjo nuk dihet”, thotë Ngjela.

Ngjela tha se në shtator do kemi ngjarje të reja në funksion të antikorrupsionit. Teksa foli për nismën ligjore të ndërmarr nga Partia Socialiste e cila ka paralajmëruar së fundmi një nismë ligjore që në shtator të këtij viti do të përjashtojë nga Kuvendi të shpallurit “Non Grata”, por edhe të lidhurit me ish-Sigurimin e Shtetit, ai tha se atëherë  kur duhej bërë kjo gjë nuk u bë, ndërsa vijoi më tej duke thënë se duhet parë ligji se mund të jetë  edhe arbitrar.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026

Në 17:00 nis Kuvendi/ Presidenti mesazh deputetëve: Energjia qytetare të ushqejë dialogun

17:00 / September 8, 2026

Rregullorja e re/ Avokatët bojkot pa afat për gjyqet në GJKKO: Ndalimi i celularit na cenon punën

15:56 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.