Përfitimet shëndetësore që kemi prej dhallës janë të larta, pasi është i pasur në proteina, forcon sistemin imunitar, ka kalcium, çka ndikon në shëndetin e kockave. Gjithashtu, ndihmon të biesh nga pesha, të mbron nga i ftohti dhe virozat, por mbi të gjitha, përmirëson sistemin tretës.
Dhalla ka probiotikë, baktere të mira, aq jetike për mirëqenien e zorrëve. Nëse vuani diarreja apo fryrja e barkut, është një “ilaç” natyral i përkryer.
Përmban gjithashtu vitaminën B12, e cila ruan nivelin e qelizave të kuqe të gjakut dhe ndihmon sistemin nervor të funksionojë si duhet. Me një përqindje të lartë proteinash dhe karbohidratesh, dhalli është një vakt ideal për t’u konsumuar pas një sforcimi fizik, si për shembull palestra.
