Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga puna në shkollën e re “Kiço Blushi”, ku thotë edhe se do të jetë një dritare e re për arsimimin e nxënësve në Njësinë nr. 8 dhe lagjen e re “5 Maji”.
“Ja dhe shkolla e re “Kiço Blushi”, drejt përfundimit për të hapur dyert këtë shtator si një dritare e re për arsimimin e nxënësve në Njësinë nr. 8 dhe lagjen e re “5 Maji”. Është një ndër shkollat më të mëdha në Tiranë dhe në gjithë vendin, e cila përfshin të gjithë ciklin e sistemit parauniversitar, nga parashkollori, e deri në gjimnaz”,-shkruan Rama në facebook.
