Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nebil Çika dhe Simon Mirakaj pro publikimit të ish-spiunëve të sigurimit: Meta të publikojë dosjen e tij

15:26 / August 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Socialiste kërkon rivlerësim të certifikatave të pastërtisë ndërsa grupi parlamentar i Partisë Demokratike zyrtare hapjen e të gjitha dosjeve me përjashtim të atyre që cënojnë sigurinë kombëtare.

Në propozimet e dy forcave politike Simo Mirakaj dhe Nebil Çika të cilët janë angazhuar ndër vite në këtë çështje kanë rezervat e tyre.

 “Të bëhet një lustracion dhe një dekomunistizim i Shqipërisë, por jo i një pjesë siç duan këta. Në qoftë se bëjnë vetëm bashkëpunëtorët dhe mbrojnë punëtorët e partisë ku farkëtohëj lufta e klasave dhe për pasojë erdhi i gjithë ai krim në ndodhi në Shqipëri e kanë kot”, thekson Nebil Çika, ish-kryetar i Shoqatës antikomuniste të të përndjekurve politikë.

“Ligjet kanë nëvojë për ndryshime, nuk ka dyshim. Nëse ligji është në shërbim të demokracisë është i mirëpritur, ndërsa, nëse ligji është në shërbim të partisë mendoj që është fatkeqësi për vendin”, nënvizon Simon Mirakaj, ish anëtar i AIDSSH për Vizion Plus.

Nebil Çika ish-kryetari i shoqatës antikomuniste të të përndjekurve politik thotë që dosjet e ish sigurimit të shtetit mos të përdoren si shantazh ndaj politikanëve dhe të gjithë të punësuarve në administratën shtetërore.

Sipas tij, në ligj të sanksionohet se kush del i përfshirë, të përjashtohet.

“Një dosje që e kanë disa njerëz në dorë, po themi ish kryeministra, ish drejtues të shërbimit informativ apo oficera të shërbimit informativ i shantazhojnë për problemet e tyre personale. Nuk ka pse ta deklarojë ai vetë. Kryetari i parlamentit po themi të kërkojë gjithë dosjet e deputetevë dhe ata që janë i nxjerr jashtë politikës si në rastin e ligjit të dekriminalizimit”, thotë Çika.

 Referuar rastit të ish presidentit Ilir Meta për të cilin Autoriteti i Dosjeve dhe Kuvendi dyshojnë se është një bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, Mirakaj dhe Çika thonë se ligji nuk e pengon ish kreun e shtetit të marrë dosjen dhe ta bëjë publike atë.

 “Nuk ka pas përjashtime se nuk kanë gjet material, ka pas përjashtime me urdhëra politik. Dmth, në kohën kur urdhëronte Sali Berisha që filani dhe filani të kalonin, dhe në kohën kur urdhërontë Fatos Nanon që filani të kalonte. Zoti Meta, mund ta kishtë zgjidhur tani. Të shkonte dhe ta kërkonte dosjen e vet. Ata e kanë dosjen, përderisa ia kanë dërguar parlamentit, dhe të thotë nuk jam unë, ja ku është. Fakti që nuk shkon ta bëjë këtë…”, deklaron Çika.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protestat një e DREJTË, dhuna është KRIM”, tjetër reagim nga Rama: Gati për dialog me këdo tjetër përveç dhunuesve

10:36 / October 19, 2026

Rama paralajmëron mësuesit që nxisin nxënësit të dëmtojnë shkollat: Nuk do ta shohin më derën e institucionit

09:31 / October 19, 2026

Rama: Dialog me këdo, përveç atyre që nxisin dhunën: Nuk ka zgjidhje politike me ndryshime artificial

09:22 / October 19, 2026

Rama paralajmëron masa për të miturit dhe studentët që dhunojnë në protesta: “Familjet do të paguajnë dëmet, nuk do të kenë më arsim falas dhe bursa”

09:14 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.