Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Twitter pezullon llogaritë e politikanëve në Serbi

10:35 / August 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
serbi 11 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kompania Twitter ka pezulluar llogaritë e disa deputetëve dhe politikanëve të Partisë Përparimtare Serbe, e cila është në pushtet në Serbi, dhe të një zyrtari qeveritar. Në mesin e personave që u është pezulluar llogaria në rrjetin social Twitter është edhe Arno Gujon, drejtor i Drejtorisë për bashkëpunim me diasporën dhe serbët në rajon, i cili është emëruar në këtë pozitë më 2020 nga Qeveria e Serbisë.

“Twitter sapo pezulloi llogarinë time ku kisha 34.000 ndjekës, pa dhënë asnjë shpjegim”, tha Gujon përmes një postimi në Facebook. Edhe pse Gujon është i njohur për publikun në Serbi si një humanist që ndihmon serbët në Kosovë, aktiviteti i tij politik është i lidhur me lëvizjen identitare të ekstremit të djathtë. Twitter pezulloi llogaritë e 12 anëtarëve të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), të presidentit aktual, Aleksandar Vuçiç.

Në mesin e llogarive të pezulluara është edhe llogaria e organizatës joqeveritare CRTA që monitoron punën e Kuvendit. Në mesin e personave që u janë pezulluar llogaritë në Twitter janë: Nevena Gjuriq, Sandra Bozhiq, Milica Nikoliq, Jelena Obradoviq, Aleksandar Markoviq, Kërsta Janjusheviq, Dushan Radojeviq, Jelena Zhariq-Kovaçeviq, Aleksandra Tomiq, Stasha Stojanoviq, Zoran Tomiq dhe Andrijana Vasiq.

Kompania Twitter po ashtu pezulloi llogaritë e disa anëtarëve të lartë të SNS-së, përfshirë edhe kryetarit të qytetit të Beogradit, Miroslav Çuçkoviq, si dhe Slavisha Miçanoviqit, që sipas mediave udhëheq ekipin për media të SNS-së.

Kompania Twitter nuk ka komentuar menjëherë lidhur me pezullimin e llogarive të zyrtarëve serbë. Siç thuhet në faqen zyrtare, Twitter ka të drejtë të pezullojë llogari nëse këto llogari shkelin rregullat e kompanisë. “Shumica e llogarive që ne pezullojmë, pezullohen sepse ato janë të rreme ose paraqesin rreziqe të sigurisë për Twitter apo për këto që përdor Twitter-in”, thuhet në faqen e kësaj kompanie.

Në ueb-faqen e Twitter-it po ashtu thuhet se llogaritë mund të pezullohen nëse të njëjtat dyshohet se janë hakuar. Pezullimi në raste të tilla zgjat derisa llogaria t’i kthehet pronarit. Kompania po ashtu mund të pezullojë llogari nëse janë në kundërshtim me politikat e kompanisë.

serbi Twitter
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Alarm për bombë në fluturimin Dublin-Romë, avioni bën ulje emergjente në një bazë ushtarake në Francë

10:40 / November 5, 2026

E rëndë në SHBA, babai hedh dy fëmijët e tij nga një garazh parkimi me 5 kate dhe më pas vret veten

10:07 / November 5, 2026

Pas 36 vitesh, Hungaria hap dosjet e policisë sekrete të komunizmit

22:41 / November 4, 2026

Aksident ajror në Florida, helikopteri rrëzohet në det, një viktimë dhe dy të plagosur

22:01 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.