Një automjet ka marrë flakë në parkimin e burgut të Beratit. Mjeti i përfshirë nga flakët është në pronësi të gardianit të burgut, Kastriot Metaj.
Fforcat zjarrfikëse shkuan menjëherë në vendngjarje pas njoftimit, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve. Më pas, u konfirmua se zjarri nuk ka qenë i qëllimshëm, por i shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.