Një ngjarje tragjike është shënuar ditën e premte rreth orës 20:00 në Greqi. Mediat greke raportojnë se një 79-vjeçar ka rënë nga ballkoni i apartamentit të tij duke humbur jetën.
Siç raportohet, ai kishte pasur një zënkë të ashpër me të afërmit e tij dhe në veçanti me djalin e tij, e pak më vonë i moshuari është hedhur nga ballkoni.
Ai u dërgua në Spitalin e Sitisë i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë pak kohë më vonë.