Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Luiza Gega pritet në Rinas nga ministrja Kushi: Më në fund i tregova Europës që ne i’a dalim

11:36 / August 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1661159964 Screenshot4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E arta e atletikës në Europë, Luiza Gega është pritur me ceremoni në Rinas nga Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, dhe përfaqësues të sportit në Shqipëri. Ministrja u shpreh se ditën e nesërme do të organizohet edhe ceremonia zyrtare në Kryeministri, ku do t’i dorëzohet sportistes edhe një medalje.

“Unë që kam patur fatin ta njoh nga afër e di shumë mirë se tek një trup i vogël, ka një vajzë dinjitoze, e që nuk mund të ishte ndryshe. Të jesh kampione e Europës nuk mjafton vetëm talenti por duhet shumë punë dhe mund. Luiza me shumë sakrifica ja ka dalë. Prandaj sot jemi këtu, për modelin që ajo përfaqëson”.

Në fjalën e saj, atletja që u shpall kampione Europiane, tha se ka bërë shumë sakrificë dhe ka punuar fort për të arritur këtë rezultat. “Faleminderit për këtë pritje të ngrohtë. Ndoshta jam lodhur shumë për të qenë këtu ku jam sot. Zgjodha të përfaqësoj ngjyrat e flamurit tim sa më shumë denjësisht dhe jam shumë krenare. Më në fund i tregova edhe Europës që edhe ne mund t’ia dalim. Nëse punon fort dhe nëse e do këtë vend mund t’ja dalësh. Gjërat kanë ndryshuar vitet e fundit për sportit. Më kanë dhënë një shtysë më të madhe për të gjithë mbështetjen. Kam bërë të gjitha këto që të vijë kjo medalje. Jam shumë e lumtur që ja dola. Dhe të rinjtë shqiptar mund t’ia dalin dhe kushdo që e do të këtë vend. Vetëm nuk do t’ja kisha dalë nëse nuk do të kisha edhe mbështetjen e trajnerit”.

Luiza Gega u shpall kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, në eventin që po zhvillohet në Mynih të Gjermanisë. Ajo shënoi kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund.

luiza gega
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.