Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Vrojtuesi i plazhit rrëfen ngjarjen në Shëngjin: Shpëtova motër e vëlla, por mua s’më ndihmoi askush

14:16 / August 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Robert Necaj 584x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Robert Necaj, vrojtues i plazheve, së fundmi ka rrezikuar jetën e tij teksa ka shpëtuar nga mbytja dy fëmijë. Ngjarja ndodhi në Shëngjin. Ai ka treguar për mediat se si arriti që të shpëtonte motër e vëlla, por pasi i kishte nxjerrë në breg, vetë kishte humbur ndjenjat dhe kishte rënë me fytyrë përtokë. Madje ai shkoi edhe më tej, teksa tha se askush nuk e kishte ndihmuar, madje as nuk kishte marrë falënderime për shpëtimin e dy fëmijëve nga Kosova.

“Ishin futur në një zonë shumë të rrezikshme, vajza po i thërriste vëllait të kthehej. Vëllai po dridhej, kishte kriza epilepsie. Motra po përpiqej të shpëtonte vëllanë. Papritur sulmohem nga motra me mjetin e shpëtimit që i kisha dhënë. Ishte goditje e pavullnetshme, ajo ishte duke u mbytur, u trondita. Më tej motra na zhyti të dyve në përpjekje për të shpëtuar. Më pas u godita edhe nga vëllai”, -ka deklaruar i riu për mediat.

Ai i kishte nxjerrë ata në breg por kishte mbetur thuajse pa shenja jete pasi askush nuk ishte ofruar për ta ndihmuar.

“Gjatë kthimit për në breg bie pa ndjenja në ujë, bie në dy gjunjë, dhe bie me fytyrë në ujë. Pasi i nxora me këmbë në tokë ata u larguan të dy nga vendi. Pasi rashë në ujë, s’më ndihmoi askush, ata ikën. Me sa duket kanë qenë duke u larë në një tjetër plazh, s’e di ku kanë qenë. Fëmijët janë larguar, ndoshta nga paniku, apo duke më parë mua në gjendje të rëndë, por fëmijëve s’u vë faj. Duke u zvarritur dola në breg, përfundova pa ndjenja”, shtoi ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Varg kilometrik trafiku në aksin Tiranë-Elbasan/ Rrethrrotullimi i Bradasheshit rëndohet nga automjetet

19:15 / August 7, 2026

Ambasada Amerikane tregon si u kap dhe ekstradua Sokol Hoxha pas 30 vitesh arrati: SHBA nuk është strehë për kriminelët

18:20 / August 7, 2026

“Ngecin” në portin e Durrësit Rolex-i dhe 351 puro, tentuan t’i fusin në Shqipëri të padeklaruara

18:01 / August 7, 2026

Klos/ Zjarret rezikojnë banesat në fshatin Plan i Bardhë, shpëtohet një invalid (Foto)

16:58 / August 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.