Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ukraina mohon se qëndron pas vrasjes së vajzës së aleatit të Putin

22:18 / August 22, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qweee
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shërbimi i Sigurisë Federale të Rusisë (FSB) ka akuzuar shërbimin sekret të Ukrainës se qëndron pas sulmit me bombë, që la të vrarë vajzën e një ideologu të së djathtës ekstreme, që ka lidhje me Kremlinin.

Kievi menjëherë ka mohuar se ka lidhje me vdekjen e Darya Dugina, e cila u vra pasi makina me të cilën po udhëtonte eksplodoi në rajonin e Moskës më 20 gusht.

FSB pretendoi më 22 gusht se “autori” i këtij krimi ishte një ukrainas, i cili kishte udhëtuar në Rusi përmes Estonisë. Ky shërbim nuk tregoi asnjë të dhënë për të mbështetur këto akuza.

Disa analistë janë dyshues ndaj pretendimeve ruse, duke theksuar se distanca nga kufiri i Estonisë për në Moskë është pothuajse 770 kilometra dhe kjo distancë me makinë kalohet për rreth 10 orë. Ata shtuan se që autori të ikë nga vendi i krimit, i bie që ai do të duhej të kalonte nga Rusia në Estoni, pa u ndaluar në kufi.

Agjencia shtetërore e lajmeve ruse, TASS, citoi një burim nga shërbimet e sigurisë të ketë thënë se bomba është aktivizuar me telekomandë, por nuk dha më shumë detaje.

Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhaylo Podolyak, mohoi se Kievi qëndron pas vdekjes së Duginas, dhe përmes një postimi në Twitter tha se përpjekjet për t’ia hedhur fajin Ukrainës për këtë ngjarje janë “të padobishme”.

Rusia tha se ka nisur hetimin për vdekjen e Darya Duginas dhe autoritetet po kryejnë hetime forenzike për të kuptuar se çfarë realisht ndodhi.

Departamenti amerikan i Shtetit më 22 gusht dënoi fuqishëm shënjestrimin e civilëve kudo në botë, kur zëdhënësi i këtij institucioni, Ned Price, u pyet për vrasjen e Duginas.

Darya Dugina u përshkrua nga familjarët e saj si gazetare dhe analiste politike, e cila kishte marrë pjesë në një festival jashtë Moskës. Babai i saj, Aleksandr Dugin, tha se ata kishin vendosur të ndërronin makinat në minutën e fundit.

Ndërkaq, presidenti rus, Vladimir Putin, e ka përshkruar vrasjen e Duginas si “krim të neveritshëm”.

Aleksandr Dugin është autor dhe ideolog i të djathtës ekstreme ruse, dhe për kohë të gjatë ka kërkuar që Ukraina t’i bashkohet Rusisë. Ai është një prej ideologëve kryesorë të lëvizjes neo-eurozianiste të Rusisë, ideologji, që sipas njohësve të politikës, i ngjan nazizmit.

Putin shpesh ka përsëritur pikëpamjet dhe deklaratat e Duginit. Edhe pse lidhjet e tij me presidentin rus janë të paqarta, Dugin shpesh përshkruhet si “truri i Putinit”.

Dugin dhe vajza e tij ishin mbështetës të zëshëm të luftës kundër Ukrainës.

Aleksandr Dugin është në listën e sanksioneve perëndimore qëkur Rusia aneksoi Krimenë më 2014./MCN

putin ukraina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe ditë me diell, parashikimi i motit për këtë të premte

07:48 / June 5, 2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

22:41 / June 4, 2026

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

22:05 / June 4, 2026

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.