Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, është liderja më e re femër në botë me vetëm 38 vjet mbi supe.
Mirëpo, deri para se të bëhej udhëheqëse e Partisë Laburiste, Ardern ka qenë DJ që luante muzikë në skenë.
Ajo kishte luajtur muzikë për 45 minuta në festivalin e muzikës Laneway të Auckland në vitin 2014.
Kujtimet e saj si DJ tashmë ruhen vetëm në Instagramin e kryeministres së Zelandës.
Ardern dukej që i pëlqente politika dhe zgjedhjet që kur garonte në shkollë dhe më pas kur u bë pjesë e laburistëve.
Në moshën 17-vjeçare filloi si vullnetare për Partinë Laburiste duke shpërndarë fletushka.
Në vitin 2008 u bë deputetja më e re e Zelandës së Re.
Ardern u lind në një familje të besimit mormon dhe ishte shumë e devotshme. Në vitin 2005 hoqi dorë nga ky besim, pasi siç tha ajo, është në kundërshtim me pikëpamjet e saj, kryesisht për martesat e të njëjtit seks, raporton Ksp.
Kryeministrja është e martuar me gazetarin Clarke Gayford. Historia e tyre nisi me një letër të Clarke ku i shfaqte shqetësimet rreth një projektligji që kishte të bënte me sigurinë.
Shpejt miqësia që u ngrit u shndërrua në dashuri.
Së fundmi, Ardern u sfidua me sulmet terroriste që goditën dy xhami në vendin e saj.
Mënyra se si ajo e përballoi situatën kanë bërë që disa të fillojnë të mendojnë që ajo e meriton çmimin Nobel për Paqe.