Mëngjesin e kësaj të marte, teksa u ka uruar ndjekësve një ditë të mbarë, kryeministri Edi Rama ka promovuar kantierin e veprës madhore për transformimin e sheshit të Çerçizit.
“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga kantieri i veprës madhore për transformimin e sheshit të Çerçizit, në një hapësirë këmbësore me një parkim publik nëntokësor prej 300 vendesh, që e kthen zemrën e qytetit muze në një zonë pa makina, e cila së bashku me bajpasin do të mundësojnë zero ndotje në rrugët ekskluzivisht pedonale të qendrës së Gjirokastrës, ju uroj një të mbarë”,-shkruan Rama në facebook.
