Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Uji i ftohtë pas ngrënies, dëmet që shkakton në organizmin tonë

20:38 / August 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
CDBC63E1 2B0F 46B0 9D8D 136A2D964052
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Probleme me tretjen

Konsumimi i ujit të ftohtë pas vakteve mund të shkaktojë probleme me tretjen.

Kjo ndodh sepse temperaturat e ftohta ndryshojnë strukturën e ushqimeve të konsumuara dhe vështirëson tretjen e tyre.

Për shembull, ushqimet me yndyrë kanë tendencën të ngurtësohen kur përzihen me ujë të ftohtë.

Sa më shumë kohë të kërkojë tretja aq më të mëdha do të jenë problemet me refluksin acidik.

Marramendja
Kur metabolizmi has në vështirësi, trupi e ka të vështirë për t’u përshtatur me ndryshimin e menjëhershëm të temperaturës.

Për rrjedhojë, organet përfshirë edhe trurin furnizohen me më pak oksigjen.

Mungesa e oksigjenit shkakton marramendje.

Bllokimi i trurit
Rënia e papritur e temperaturës në trup tjetërson shumë funksione fiziologjike.

Për pasojë, njeriu vuan nga dhimbjet e kokës apo migrena.

Kjo është arsyeja përse këshillohet që pijet e ftohta të konsumohen me pipë për t’i dhënë kohë trupit të përshtatet me temperaturën e ftohtë.

Truri është shumë i ndjeshëm ndaj temperaturës.

Uji i ftohtë ndikon në uljen e temperaturës së gjakut që shkon në tru, duke shkaktuar bllokimin momental të tij.

Ngadalësim i rrahjeve të zemrës
Disa studime shprehen se pirja e ujit të ftohtë stimulon disa nerva të cilët shkaktojnë ngadalësim të rrahjeve të zemrës.

Humbje të ushqyesve
Temperatura normale e trupit është diku mes 36-37°C.Kur njeriu pi ujë tepër të ftohtë, e detyron trupin të përdorë më shumë energji për të rikthyer temperaturën në nivele normale.Kjo energji mund të përdorej për të përthitur ushqyesit e marra nga ushqimet.

Kësisoj në vend që trupi të marrë ushqyesit e duhur, shpenzon energji për të ngritur temperaturën.

Më shumë etje
Sa më shumë ujë të ftohtë të pini, aq më të etur do të ndiheni, thonë studimeT.

Uji i ftohtë shkakton humbje më të mëdha të lëngjeve, gjë që do të thotë se pavarësisht se keni pirë ujë, trupi mbetet i dehidratuar.

Temperatura e duhur e ujit
Ekspertët thonë se njerëzit duhet të pijnë ujë në temperaturë ambienti për të siguruar një hidratim të mirë.

Ujin mund ta pini edhe përpara vakteve për të rritur ndjesinë e ngopjes dhe për të mos e tepruar me ushqimin.

Ujini ftohte
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandali me kremrat kundër diellit, Australia përgatit rregulla më të forta për prodhuesit

15:20 / November 1, 2026

Ora verore apo dimërore? Studiuesit zbulojnë cila është më e mirë për shëndetin

14:04 / October 24, 2026

Kylie Jenner zbulon sekretin e lëkurës së përsosur, produkti kundër plakjes që po bën namin kushton vetëm 17 dollarë

20:58 / October 23, 2026

Çfarë duhet të hamë për të fjetur më mirë? Ushqimet që ndihmojnë për një gjumë më cilësor

14:33 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.