Aplikacioni WhatsApp do të sjellë përditësime të reja ku një opsion i ri do i lejojë përdoruesit e tjerë të fshijnë nga biseda mesazhet tuaja, e cila është e ngjashme me opsionin “delete for everyone”.
Truku i ri do të thotë që mesazhet që keni dërguar mund të zhduken nga bisedat edhe nëse nuk i keni fshirë ato, por edhe personi që ju mund të jeni duke komunikuar me të ose në grup mund t’ua fshijë shkrimin që ju mund të keni dërguar. Ajo është e lidhur me veçorinë “Fshi për të gjithë”.
Nëse drejtoni një grup WhatsApp-i, do të mund të mbani shtypur një mesazh të ri dhe ta fshini atë përgjithmonë nga grupi në mënyrë që askush të mos mund ta lexojë. E vetmja gjë që ngelet është shenja se mesazhi është fshirë.