Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

3 truke të thjeshta për të patur çorape të bardha

17:45 / August 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1f8f0a98ffe376ff8589bda4d1754428
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëse do pyesnit mamatë se cila është gjëja më e vështirë në larjen e veshmbathjeve, do të bashkoheshin njëzëri në një pikë të përbashkët : larja e çorapeve të bardha. Aq më tepër kur kanë fëmijë ‘’shkatarraqë’’ që i hedhin vend e pa vend, por edhe ne të rriturit nuk mbetemi më pas.
Produktet larëse jo gjithmonë arrijnë rezultatin e duhur, por këto tre metoda natyrale për larjen e tyre bëjnë “mrekulli”.

Ujë i vakët me kripë:

Kjo metodë ka funksionuar dhe do të funksionojë gjithmonë për larjen e çorapeve të bardha, por edhe për veshjet intime. Sasinë e përcaktoni sipas dëshirës. Ajo që duhet të bëni është e thjeshtë, futini çorapet në një enë ku keni hedhur paraprakisht ujë dhe kripë dhe lërini aty për disa orë. Më pas mund t’i lani me dorë ose në lavatriçe me çfarëdolloj detergjenti.

Uthull rrushi të bardhë:

E dimë që uthulla e kuqe apo ajo e mollës janë të preferuarat tuaja, por mesa duket uthulla prej rrushit të bardhë është aleate për larjen e çorapeve. Përgatisni një masë me 250 ml uthull rrushi të bardhë dhe 1 litër ujë të ftohtë. Shtoni brenda çorapet e palara dhe lërini për 40 minuta. Më pas kalojini në lavatriçe. Do të duken si të reja.

Sodë buke:

Soda e bukës është një produkt i gjithanshëm, por përdorimi i saj në larjen e rrobave mund të rezultojë më efektiv se vetë detergjentet larëse. Krijoni një masë me sodë buke dhe lëng limoni të freskët, raporti duhet të jetë 100 gr sodë buke me 100 ml lëng limoni. Pastën vendoseni mbi çorapet e njoma. Lërini 10 minuta të pushojnë.

Theksojmë që nuk duhet të shtoni ujë. Më pas lajini në makinë larëse. Për rezultat më të fortë shtoni 2 lugë gjelle krahas ilaçit të rrobave. Do habiteni nga rezultati.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Filipinas, indianë dhe egjiptianë në krye të punësimeve, ja sa të huaj jetojnë në Shqipëri!

11:07 / August 6, 2026

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.