Mbrëmjen e së enjtes, në Mallakastër u shënua një vrasje. Djali vrau babain. Mariglen Muhametaj, 37-vjeç, me probleme të shëndetit mendor vrau babain e tij Qemal Muhametajn, 73-vjeç. Ai është arrestuar mëngjesin e sotëm, pas disa orësh ndjekje.
Kryeplaku i fshatit të Greshicës në Mallakastër, Kastriot Hysenaj thotë se i riu është person i qetë dhe nuk kishte krijuar asnjëherë probleme.
“Mua më morën në telefon se jam kryeplaku i fshatit. Kur erdha pashë policinë aty. E gjetëm të vrarë, djalin se gjetëm. Ai kishte ikur, kur doli vëllai i viktimës kishte ikur. Ka qenë i sëmurë çuni, se di a kurohej apo jo. Djali i qetë, nuk e dinim që arrinte në këtë gjendje. Djalë i mbyllur. Mund të ketë qenë ngjarje e çastit. I ati ishte njeri i vetë, punëtor, nuk ngatërrohej me njeri. Na duket absurde. Gjendja ekonomike e vështirë. Njeri s’na ka thënë që ai ka mbetur pa bukë e pa gjellë. Djali rrinte vetëm”, thotë kryeplaku.
