Me pamje nga puna për bajpasin e Gjirokastrës, mëngjesin e kësaj të premteje, kryeministri Edi Rama ju ka uruar ndjekësve një ditë të mbarë.
Kreu i qeverisë, shkruan se kantieri i bajpasit të shumëpritur të Gjirokastrës, i cili tanimë ka marrë edhe vulën e UNESCO-s, do të çlirojë më tutje zonën historike nga makinat.
“MIRËMËNGJES, dhe me kantierin e bajpasit të shumëpritur të Gjirokastrës, i cili tanimë ka marrë edhe vulën e UNESCO-s dhe do të çlirojë më tutje zonën historike nga makinat, duke i dhënë gjithnjë e më përparësi këmbësorëve, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama në facebook.
