Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Meta: SPAK-u krijesë e partisë, marrin urdhra nga një kongres. Populli do të jetë Gjykatësi

12:26 / August 26, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Meta 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

SPAK ka nisur hetimet për ish-presidentin Ilir Meta, por ky i fundit, SPAK-un e quan krijesë të PS-së. Meta thekson se monopoli i Drejtësisë e ka vetëm populli dhe se ai do të jetë gjykatësi më i drejtë shumë shpejt. “Krijesat e Partisë që marrin urdhra në Kongresin e partisë-shtet veç forcojnë bindjen e të gjithë shqiptarëve të ndershëm se janë një seksion i Rilindjes dhe përgjegjëse po sa ajo për korrupsionin galopant dhe lidhjet e krimit me politikën. Monopolin e Drejtësisë e ka vetëm Populli i Shqipërisë dhe ai do të jetë Gjykatësi më i drejtë shumë shpejt”,-shkruan Meta në një postim në facebook.

Postimi i plotë

Hetimet tona vazhdojnë të thellohen dhe rëndohen jo vetëm për aferën e zezë të inceneratorëve, jo vetëm për superaferën e Portit të Durrësit kosto e të cilit mund të shkojë deri në 5 miliardë euro për taksapaguesit durrsakë dhe shqiptarë, por edhe për shumë afera të tjera, garant dhe përfitues kryesor i të cilave është Ramoviçi dhe për të cilat do të përgjigjet deri në një.

Përpjekjet e dëshpëruara për të keqpërdorur “krijesat” e Partisë në drejtësi për të spostuar vëmendjen e opinionit publik me “hetime” qesharake ndaj drejtuesve të opozitës tregojnë vetëm përpëlitjet e fundit të regjimit kriminal për të shtyrë me ditë dhe javë llogaridhënien e tij të pashmangshme.

Krijesat e Partisë që marrin urdhra në Kongresin e partisë-shtet veç forcojnë bindjen e të gjithë shqiptarëve të ndershëm se janë një seksion i Rilindjes dhe përgjegjëse po sa ajo për korrupsionin galopant dhe lidhjet e krimit me politikën. Monopolin e Drejtësisë e ka vetëm Populli i Shqipërisë dhe ai do të jetë Gjykatësi më i drejtë shumë shpejt.

Ilir Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.