Policia Shkodër ka shpallur në kërkim autorët e dyshuar të atentatit ndaj Alban Bruçit dy ditë më parë në Shkodër, Tonato Fushën 20 vjeç dhe Bajram Cekoren 24 vjeç.
Sipas provave të mbledhura, rezulton që dy të rinjtë kanë qëlluar mbrëmjen e datës 25 gusht në drejtim të Alban Bruçit dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 20 gëzhoja.
Bruçi arriti t’i shpëtonte atentatit dhe menjeherë iu drejtua komisaritit të Shkodrës për të denoncuar.
Ky konflikt dyshohet të jetë vazhdimësi i një konflikti të disa viteve më parë, ku Alban Bruçi ka plagosur me thikë një person.
