Kreu i PD, Sali Berisha vijoi edhe këtë të hënë akuzat ndaj Edi Ramës në lidhje me projektin e ndërtimit të portit turistik në Durrës. Këtë herë Berisha ka kërkuar që BE të nis një hetim.
”I kërkoj Edi Ramës që të heqë dorë nga përpjekjet për ndërtimin e Dubait të familjes së tij në Durrës. E garantoj që ajo nuk do mund të ndodhë dhe i kërkoj Al Alabarit të heqë dorë dhe të mos përdoret nga kryeministri më i korruptuar në të gjithë kohërat në Shqipëri.
I kërkoj BE të nisë një hetim rreth aferës korruptive të portit të Durrësit dhe të bëjë gjithccka që ky port të mbehet port strategjik i rajonit dhe BE-së“.
