Turku Faruk Özer i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Elbasan. Ozer kërkohet nga Turqia, pasi dyshohet se u arratis me 2 miliard dollarë cash, dhe fshihej në një banesë në Elbasan.
Bashkë me Faruk Özer është arrestuar nipi i Armando Dukës, Edevaldo Haxhiu, i cili shoqëronte dhe fshihte turkun. Ndërsa në pranga ka rënë edhe një person i tretë, identiteti i të cilit ende nuk dihet.
Faruk Fatih Özer dyshohet se u arratis nga Turqia me 2 miliard dollarë cash, të cilat i kishte fituat duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin. Ai kishte mashtruar rreth 360 mijë përdorues të kompanisë së tij.
Ai u arratis nga Turqia në 20 prill 2021 dhe u strehua në Shqipëri. Autoritetet turke nisën një hetim më 22 prill, pas një raporti se përdoruesit nuk mund të hynin në llogaritë e tyre të kriptomonedhave Thodex dhe se pronari i kompanisë kishte ikur jashtë vendit.
