Policia e Elbasanit ka nisur hetim në gjendje të lirë për një 64-vjeçar nga fshati Funares i Librazhdit. Mësohet se A.B, në vendin e quajtur “Bishti i Dheut” i ka vënë zjarrin një sipërfaqe kullote e cila u dogj totalisht.
Ndërkaq, krahas tij, janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre, pasi nuk morën masa për parandalimin e vënies së zjarrit kryeplaku i fshatit, F.M., 63 vjeç dhe inxhinierin i pyjores, R. Ç., 37 vjeç.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.
