Një operacion i befasishëm i shërbimeve “Shqiponja” të Policisë së Tiranës është zhvilluar pak minuta më parë në zonën e Komunës së Parisit, pranë Stadiumit Dinamo.
Policia ka ndaluar dy mjete Mercedes Benz njëri pas tjetrit.
Mësohet se një prej drejtuesve të ndaluar është Sali Lushaj, ish-truproja i Sali Berishës. Ky i fundit po qarkullonte me mjetin Mercedes Benz ML (fuoristradë).
