Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Miratohet doza e vaksinës e përshtatur për variantin Omicron

23:26 / August 31, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vaksina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agjencia amerikane për ushqimet dhe ilaçet, FDA, dha autorizimin të mërkurën për injeksione përforcuese kundër COVID-19 të prodhuara nga kompanitë Pfizer dhe Moderna, të përshtatura për variantin Omicron.

Vaksinat e reja, kanë si objektiv nënvariantet BA.4 dhe BA.5 të virusit, ndërsa qeveria amerikane përgatitet për një fushatë të gjerë vaksinimi gjatë vjeshtës që pritet të fillojë brenda disa ditësh. Vaksinat e reja përfshijnë gjithashtu variantin fillestar të virusit ndaj të cilit u krijuan të gjitha vaksinat e mëparshme.

FDA-ja dha autorizimin e vaksinimit për gjithë individët nga mosha 12 vjeç e lart që kanë marrë serinë e dozave fillestare. Agjencia rekomandon një periudhë 2 mujore nga dita e marrjes së vaksinës përforcuese, një interval më i shkurtër se periudhat e rekomanduara më parë.

Dr. Peter Marks, një zyrtar i lartë i agjencisë amerikane për ushqimet dhe ilaçet, FDA, i cili mbikëqyr vaksinat, tha se shpreson që vaksinat të ofrojnë mbrojte shumë të mirë kundër sëmundjes simptomatike.

“Nuk e dimë ende nëse do të arrijmë në të njëjtin nivel, por ky është qëllimi”, tha zoti Marks.

Qeveria ka filluar punën për një fushatë në vjeshtë, e cila mund të nisë menjëherë pas takimit të enjten të grupit të ekspertëve të jashtëm të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe drejtoresha e agjencisë Rochelle Walensky të bëjë rekomandimin përfundimtar.

Shtetet e Bashkuara kanë siguruar më shumë se 170 milionë doza të të dy vaksinave në përpjekje për të shmangur efektet më të rënda të një rritjeje të mundshme të infeksioneve pas rihapjes së shkollave dhe fillimit të motit të ftohtë që i detyron njerëzit të shpenzojnë më shumë kohë në ambjentet e brendshme.

Kjo mund të jetë vaksina e fundit kundër COVID-it e ofruar falas për të gjithë amerikanët, pasi qeveria planifikon t’i zhvendosë ato në tregun komercial vitin e ardhshëm.

doza Omicron vaksina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

Akulloret “zbulojnë” migrenën, dhimbjet që shkaktojnë tek disa persona janë sinjal për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës

16:01 / June 14, 2026

Vera ka ardhur, ja perimet që i bëjnë më shumë mirë organizmit

21:38 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.