Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gjiknuri dhe Denaj ndjekin nga afër fushatën e zgjedhjeve parlamentare dhe vendore në Suedi

13:11 / September 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fa991052 8497 4984 ac9d 7b502984520e
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri dhe Sekretarja për Burimet Njerëzore Anila Denaj po ndjekin nga afër fushatën e zgjedhjeve parlamentare dhe vendore në Suedi ku po japin mbështetjen për tre deputetët me origjinë shqiptare Adnan Dibrani, Arber Gashi dhe Aida Birinxhiku.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjiknuri thekson se Shqipëria dhe socialistët shqiptarë mund të mësojnë shumë nga reformat që Suedia ka bërë duke vendosur interesin publik dhe mirëqenien e përgjithshme në themel të politikës së tyre.
“Kënaqësi të japim ndihmën tonë modeste duke mbështetur deputetët me origjinë shqiptare Adnan Dibrani, Arber Gashi dhe Aida Birinxhiku.
Patëm kënaqësi të takoheshim me Sekretarin e Përgjithshëm të SDP Tobias Baudin, ministrin për Përkrahjen Sociale, Ardalan Shekarabi, Sekretarin për Marrëdhëniet me Jashtë Johan Hassel, atë të thesari Joakim Johnson, Deputetët e SDP Olle Thorell, Åsa Eriksson, Lena Eriksson.
Një falenderim i veçantë shkon për qendrën Olaf Palme që mbështet Partinë Socialiste të Shqipërisë me projekte nëpërmjet Fondacionit Qemal Stafa.
Suedia është mishërimi i social-demokracisë dhe Shqipëria dhe socialistët shqiptarë mund të mësojnë shumë nga refomat që ata kanë bërë duke vendosur interesin publik dhe mirëqënien e përgjithshme në themel të politikës së tyre.
Një falenderim të veçantë për mbështetjen që jep Suedia për vendin tonë. Një urim për fitoren e SDP që kryeson në sondazhe në një garë të fortë përballë konservatorëve dhe disa partive populiste”, nënvizon Gjiknuri.
Partia Socialdemokrate me në krye Magdalena Andersson synon fitoren për të tretën herë në zgjedhjet që do të mbahen në Suedi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.