Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Me syze dielli, tuta të shkurtra dhe shapka, për herë të fundit Vis Martinaj shkoi të takonte një shok burgu në Shijak

18:01 / September 1, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 7b54d3b748cef3e7e2b53caf78ebcaec 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa janë mbushur tre javë nga zhdukja e mistershme e biznesmenit të njohur të lojrave të fatit Ervis Martinaj, Prokuroria dhe Policia e Shtetit, kanë ngecur në një pikë fundore, që është zona e Shijakut.

Kjo zonë tregon lokacionin përfundimtar, ku është zhdukur Martinaj dhe këtu “mjegullohet” gjithçka. Hetimet e kryera përgjatë kësaj kohe kanë ndihmuar policinë, të ndërtojë intenerarin e lëvizjes së Ervis Martinaj.

Ajo që tashmë është e sigurt dhe ku hetimi nuk po përparon, është pikërisht zona e Shijakut.

Në Shijak, Ervis Martinaj, është zhdukur pa adresë dhe nuk dihet asgjë për të, nëse është rrëmbyer dhe mbahet i gjallë apo personat që ai ka takuar atë natë e kanë ekzekutuar në vend.

Shpresat e familjes, për gjetjen e biznesmenit gjallë janë zbehur.

Sipas burimeve të policisë, Martinaj, mbrëmjen e 8 gushtit, ka dalë rreth orës 18:30 nga ambjentet e këtij pallati, teksa silueta e tij është filmuar nga një kamera sigurie.

Martinaj shfaqet me syze dielli, tuta të shkurtra dhe me shapka.

Teksa bën një lëvizje të shkurtër në zonë, këtu shfaqet një automjet tip “Audi A8”, i njëjti mjet që shfaqet ne 5 gusht në Hotel Adriatik në Durrës.

Sipas pamjeve filmike, Martinaj hipën në sediljen e parë dhe makina largohet në drejtim të pallatit të sportit “Asllan Rusi”, duke hyrë në rrugën e Laprakës.

Burimet bëjnë me dije se Martinaj në këtë pallat dispononte një apartament, të cilin e kishte marrë me qira.

Ndërsa ka udhëtuar në drejtim të Kasharit, silueta e Martinaj dhe një personi tjetër që e shoqëronte, i cili dyshohet të jetë oficeri i arrestuar Jeton Lami, është ndaluar në ambjentet e një pike karburanti.

Pikërisht në këto ambjente, Martinaj, dhe shoqëruesi i tij, kanë ndërruar makinë, duke lënë “Audin A8” dhe marrë për lëvizje një automjet tjetër.

Duke ndjekur intenerarin e lëvizjes së kësaj makine, ka rezultuar se Martinaj ka hyrë në zonën e Shijakut.

Në këtë zonë besohet se biznesmeni është thirur nga një person të cilin e ka njohur në ambjentet e burgut 302 në Tiranë, kur 40-vjeçari është arrestuar dhe mbajtur 7 muaj në burg për ngjarjen e 4 tetorit 2018 në ish-Bllok, raporton Ora News.

Policia, por edhe familjarët nuk janë në gjendje ta shpjegojnë, se cili ka qënë qëllimi i vizitës së Martinajt në Shijak.

Por ajo që dihet tashmë, është fakti se Martinaj ka hyrë në banesën e një emri mjaft të njohur të botës së krimit në këtë zonë.

Deri në këtë fazë të hetimit, nuk dihet asgjë rreth fatit të 40-vjeçarit, nëse është gjallë apo është vrarë dhe zhdukur.

Familja e biznesmenit që jeton në Fushë-Kuqe të Laçit, ka humbur shpresat për gjetjen e tij të gjallë.

Ndërsa nga ana tjetër prej tre javësh, prokuroria e Laçit vijon të ketë aktiv një procedim penal për “rrëmbim personi”.

Gjatë këtyre tre javëve, kërkimet janë duke u zhvilluar nga policia dhe paralelisht me të, kërkime private për gjetjen e Martinaj janë kryer edhe nga njerëz të familjes së tij.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet, një person gjendet i vrarë brenda një makine te “Vasil Shanto”

21:49 / October 20, 2026

Protestat në vendet e BE dhe Shqipëri, reagon shefi i OKB për të Drejtat e Njeriut: Dënoj dhunën, të ulen tensionet. Dialog mes palëve

21:29 / October 20, 2026

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026

“Pamjet e dhunës dëmtojnë imazhin e vendit”, Unioni Turistik Shqiptar: Të mbrojmë investimet, s’janë pjesë e një qeverie

20:08 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.