Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

U vetëvar në burgun e Beratit, i dënuari humb jetën pas 18 ditësh në Spital

16:46 / April 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trauma2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një prej të burgosurve në IEPV-në e Beratit ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë në orët e para të mëngjesit të sotëm. 38-vjeçari, Bujar Murati nga fshati Lybeshë në Poliçan u vetëvar në qelinë e tij në 13 Mars 2019. Ai vuante prej disa muajsh dënimin në IEPV-në e Beratit për “mashtrim” dhe u gjet i vetëvarur në qelinë e tij nga gardianët e turnit dhe u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal të Beratit.

Mjekët e këtij Spitali konfirmuan atë mbrëmje se Murati kishte pësuar vdekje klinike dhe kishte mbërritur në spital në gjendje kome. Për këtë arsye mjekët e Repartit të Urgjencës së Spitalit të Beratit e nisën me ambulancë në Spitalin e Traumës në Tiranë për një trajtim më të specializuar. Por 38-vjeçari me gjithë trajtimet e marra për rreth 2-javë nuk ka mundur dot t’i shpëtojë vdekjes.

Ai ka vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe është përcjellë nga familjarët për në banesën e fundit në fshatin e tij tw lindjes nw Lybeshë. Të kontaktuar nga BW burimet e burgut të Beratit nuk kanë dashur të japin asnjë informacion në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në 13 Mars.

Ajo që u arrit të mësohej nga burime konfidenciale ditën e vetëvarjes ishte fakti se 38-vjeçari Bujar Murati ishte dënuar për “mashtrim” dhe ishte është xhaxhai i Ariela Muratit, studentes që u vra nga i dashuri i saj pranë fakulteti të Mjekësisë në Tiranë rreth 1 vit më parë.

Ende edhe sot nuk dihet shkaqet e vërteta të kësaj ngjarjeje të rëndë që ndodhi brenda ambienteve të IEPV-së Berat dhe që u mbajt e fshehtë nga institucioni i Burgut të Beratit. Në lidhje me ngjarjen reagoi më herët edhe dega e PD-së Berat duke e cilësuar fshehjen e kësaj vetëvarjeje “të porositur” nga lart.

Berat SPITAL
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.