Dy vëllezër që nuk kanë folur me njëri-tjetrin për 30 vjet do të përballen në një garë për kryetar bashkie të Port Colborne, një qytet në Kanada me rreth 18 mijë banorë.
Vëllezërit Bill dhe Charles Steele janë dy kandidatët e vetëm që do të kërkojnë besimin e qytetarëve gjatë muajit tetor për kryebashkiak.
Charles po sfidon vëllanë e tij Bill, kryetarin aktual të qytetit, i cili shërbeu 17 vjet në këshillë përpara se të zgjidhej kryetar bashkie në vitin 2018.
Ai tha se synon ta largojë vëllanë e tij nga ky post, pasi është i pakënaqur me mënyrën se si po e drejton qytetin.
“Nëse nuk do të kisha kandiduar, atëherë vëllai im do të ishte shpallur kryetar qyteti sepse askush tjetër nuk kandidon”, tha Charles për median.
Asnjëri nga vëllezërit nuk dëshironte të tregonte pse nuk kanë folur për dekada.