18 persona kanë humbur jetën nga një shpërthim para një xhamie sot në qytetin Herat në perëndim të Afganistanit.
Nga sulmi kanë mbetur të plagosur 21 persona. Në mesin e të vrarëve ishte një klerik i rangut të lartë që mbështet Talebanët.
“Mujib Rahman Ansari, disa nga truprojat e tij dhe civilë u vranë ndërsa po ecnin drejt xhamisë”, tha zëdhënësi i policisë së Heratit, Mahmoud Rasoli.
Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për shpërthimin.