Një atentat me armë zjarri iu bë mbrëmjen e sotme ndaj dy policëve Narko Mehmetaj dhe Anxhelo Breshani, njëri efektiv i Komisariatit të Vlorës tjetri i Sarandës.
Gjatë kohës që dy policët ishin duke udhëtuar me mjetin e tyre “Audi” një tjetër mjet tip “Volkswagen”, iu është afruar dhe ka shtënë pesë herë në drejtim të tyre.
Për fat të mirë, të dy ata i kanë shpëtuar plumbave që goditën makinën. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja.
Makina e policëve është ndalur në një krah të rrugës në lagjen “Partizani” në Vlorë.
Mësohet se në makinë ndodheshin një punonjës i Patrullës së Përgjithshme dhe një tjetër punonjës i Policisë Kufitare.
