Si sot 6 vite më parë, më 5 shtator 2016, nëna e madhe e të varfërve, fituese e çmimit Nobel për Paqen, Nënë Tereza u shpall shenjtore. Ish-presidenti i Shqipërisë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se kremtimi i Shenjtërimit të Nënë Terezës, na kujton sot se duhet një angazhim i fuqimishëm për rikthimin e shpresës për një jetë dinjitoze.
Postimi i plotë
Kremtimi i Shenjtërimit të Nënë Terezës na kujton sot rëndësinë e shërbimit me dashuri, përulësi dhe përkushtim ndaj kujtdo që ka nevojë për ndihmë, solidaritet dhe përkrahje sociale, si dhe për t’u angazhuar fuqimisht për rikthimin e shpresës për një jetë dinjitoze, për të hapur horizonte të reja shprese dhe lumturie, për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë, më të dhembshur dhe pranë halleve të përditshme të qytetarëve.
Shën Nënë Tereza, simboli i jashtëzakonshëm i nënës shqiptare është frymëzimi që na nxit çdo ditë për të bërë gjëra të vogla me dashuri të madhe.
