Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Mural Fest Tirana, Haliti: Më shumë artiste vajza që do pikturojnë muret e kryeqytetit

09:23 / September 6, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 09 06 at 9.15.51 AM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nis Mural Fest Tirana, një prej festivaleve më të veçanta që zhvillohet në Tiranë. Mural Fest, tradita e një arti që nuk vdes kurrë është nismë e Agjencisë së Dekorit nga Bashkia e Tiranës, këtë herë edhe në kuadër të titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e nisjes së festivalit kuratori i Mural Fest Tirana, Helidon Haliti tha se e veçanta e këtij viti është se do të ketë më shumë pjesëmarrëse gra artiste si dhe do të ketë tre vepra kushtuar rinisë.

“Mural Fest ka nisur prej 5 vitesh, i realizuar nga Dekor Tirana, duke afruar artistë nga e gjithë bota. Risia e Bashkisë së Tiranës është se ka një grup e cila ka artistë brenda, të cilët pikturojnë përditë. Ata i njohin muret e Tiranës dhe pikturojnë gjëra përditë. Dera e Mural Fest është e hapur për të gjithë studentët dhe të pasionuarit pas artit, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën. Workshop-i do të jetë 3 ditë. Është i iniciuar nga Dekor Tirana dhe nga Kongresi Rinor Kombëtar. E përgëzoj Kongresin sepse ka sjellë shumë aktivitete në Shqipëri. Këtë vit kemi dy artistë të shkëlqyer, siç është Noe nga Uruguai. Ne këtë vit kemi katër vajza artiste, me insistimin tim vjen edhe një vajzë nga Kosova, Emona 21 vjeç e cila ka bërë disa mure në Kosovë. Vjen gjithashtu edhe Zana nga Amerika, Pablo nga Spanja, apo Bogdani nga Rumania”, u shpreh kuratori Haliti.

WhatsApp Image 2022 09 06 at 9.15.51 AM 1

Drejtoresha e Kongresit Rinor Kombëtar, Dafina Peci tha se është e lumtur që Kongresi i është bashkuar këtë vit Mural Fest, në kuadër të titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” dhe se shpreson që në vitet e ardhshme kjo nismë të zhvillohet edhe në qytete të tjera të Shqipërisë “Ne kemi ardhur me Tirana Art, si një nismë që synon që këtë festival të muraleve ta përçojë edhe te brezat e rinj nëpërmjet ndërtimit të kapaciteteve, por edhe mundësisë që atyre u jepet për ta përfaqësuar punën rreth e përqark qytetit. Unë jam e bindur që do u mundësojmë të rinjve më shumë hapësira dhe mundësi dhe do bëjmë të mundur që edhe vitet e tjera këtë traditë aq të mirë ta ruajmë dhe ta promovojmë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë”, u shpreh Peci.

Ndërsa menaxheri i Programeve të titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” Ergys Gezga tha: “Në kuadër të titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” festivalit që realizon Dekori i Bashkisë Tiranë, i bashkohet edhe Mural Art, një projekt që vjen në kuadër të vitit të rinisë, një vit special që sjell për të gjithë të rinjtë e Tiranës, shumë aktivitete të ndryshme”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Filipinas, indianë dhe egjiptianë në krye të punësimeve, ja sa të huaj jetojnë në Shqipëri!

11:07 / August 6, 2026

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.