Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shtyhet me 6 muaj afati i komisionit për reformën zgjedhore, Gjiknuri: Të ecim përpara me axhendën

13:58 / September 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
305583671 621702005991855 4127594733574989786 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mazhoranca dhe opozita kanë arritur konsensusin sot në mbledhjen e komisionit për reformën zgjedhore.
Deputetët kanë rënë dakord që t’i propozojnë Kuvendit, shtyrjen me 6 muaj të afatit të punës së këtij Komisioni.
Bashkëkryetari i këtij Komisioni Damian Gjiknuri lexoi emrat e dy ekspertëve teknik që iu atashuan këtij komisioni dhe nga tre ekspertë politikë për secilën palë.
Në fjalën e tij, deputeti Gjiknuri sqaroi se të gjithë ekspertët do të punojnë bashkë për të çuar përpara këtë reformë kaq të rëndësishme.
“Dy ekspertë teknik do bëjnë dhe atë facilitetin e nevojshëm, janë një lloj pike fokale ku mblidhet dhe informacioni dhe pastaj shpërndahet tek anëtarët e komisionit. Të gjitha vendimmarrjet natyrshëm do të merren këtu dhe s’ka bërë vaki që ekspertët politikë apo teknikë të caktojnë axhenda. Detyra që i kërkojmë ekspertëve dhe gjatë kësaj kohe kërkojmë programin e punës sipas temave dhe me një afat indikativ. Natyrshëm na takon ne për të mbajtur ritmin me qëllim që të realizojmë ato objektiva. Më vjen mirë që këtu kemi kolegë që kanë eksperiencë të mjaftueshme në të gjitha reformat zgjedhore dhe nuk është hera e parë. Kam përshtypjen që ne bashkë kemi qenë në të gjithë këto komisionet e reformave zgjedhore. Patjetër ekspertët janë të gjithë të barabartë, dhe vendimi i Kuvendit ka përcaktuar dhe ekspertë teknik dhe përfaqësues të partive politike. Jo të gjithë duan të identifikohen si ekspertë të partive politike”, tha Gjiknuri.
Anëtarja e komisionit Blerina Gjylameti i bëri apel përfaqësuesve të opozitës që të ecet përpara dhe të mos humbet kohë. “Mendoj se kemi humbur mjaftueshëm kohë pa arritur të adresojmë problematikat reale”, nënvizoi Gjylameti.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.