Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Sali Berisha dhe një ish-kryeministër ka qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit”/ Spartak Braho flet për hapjen e dosjeve

16:12 / September 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Spartak Braho 560x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti socialist, Spartak Braho deklaron se edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka një dosje me Sigurimin e Shtetit, që ekziston ende dhe sot e kësaj dite, teksa si ish-spiun përmend edhe emrin e ish-kryeministrit Aleksandër Meksi.

“Berisha ka dosje, ka qenë ish bashkëpunëtor, siç ka pasur edhe Rama edhe Meta, po këto jo si bashkëpunëtor. Berisha ka qenë bashkëpunëtor i mirëfilltë. Ka politikanë aktiv që kanë qenë bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit, në qeverinë e parë të Berishës në 1992, që kishte rreth 28 ministra, 9 kanë qenë bashkëpunëtor të Sigurimit, Aleksandër Meksi ka qenë bashkëpunëtor i shtetit, ato ka marrë Berisha, një pjesë i shpërbleu, një pjesë donte të kishte në dorë. Majtas nuk ka më spiun aktiv në politik, këto që kanë ardhur tani janë cunekër, i ka pastruar Rama”, tha Braho në tv.

Nisur nga debati që ka ekzistuar prej vitesh nëse duhen hapur apo jo dosjet, Braho është rreshtuar kundër. Në argumentin e tij, Braho thotë se kjo do të sillte pasoja negative për shoqërinë.

“Nuk kam qenë për hapjen e dosjeve, me një merak se po të hapeshin dosjet do vriteshin njerëzit me njëri tjetrin, burri me gruan, vëllai me vëllanë”, tha ai.

Ai ka folur edhe opozitën e përbashkët mes Sali Berishës me Ilir Metën, duke thënë se e sheh të vështirë bashkëpunimin, pasi të dy kërkojnë të jenë numri “1”.

“Dy kuaj nuk hanë dot në një grazhd, të shohim se ca lloj kuajsh janë ato. Thirrjet e tyre janë thjesht shkumë, me protestat e Berishën, e njëjta deklaratë, protestat duhen bërë edhe nga demokratët dhe nga poli i Lirisë, mileti është mërzitur dhe kalitur, problematikat që ngrihen është e drejtë dhe duhet protestuar, veçanërisht për situatën politike, nuk merret pushteti me protesta, do rrinë aty 24 orë, policia është pajisur me ca bombola me gaz lotjsellës shumë më të forta se ato që janë përdorur, ka ardhur një kontingjent i ri, që është më shumë efikas, nuk pres ndonjë gjë serioze nga këto protesta”, përfundoi Braho.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

17:21 / November 8, 2026

Meloni propozon taksë 26% për të pasurit që largohen nga Italia

15:40 / November 8, 2026

Autobusi përplaset me barrierat dhe përmbyset në Kroaci, dy viktima dhe 33 të plagosur

14:20 / November 8, 2026

564 vite nga Formula e Pagëzimit, dëshmia e parë e datuar e shqipes së shkruar! Historia e dokumentit të Pal Engjëllit, bashkëpunëtorit të Skënderbeut

13:58 / November 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.