Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Klodiana Lala zbulon detaje të reja nga rusët e arrestuar në uzinën e Gramshit: Ata kishin një fokus

22:41 / September 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klodiana lala 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar në studion e emisionit “Opinion”, se dy rusët dhe 1 ukrainas që janë arrestuar nën dyshimet për spiunazh, kanë fotografuar edhe uzinën mekanike të naftës në Patos, përpos godinave të tjera në vend.

“Kanë fotografuar uzinën mekanike të naftës në Patos. Janë fokusuar sipas prokurorëve tek dyert kryesore për të marrë detaje. Kanë bazë e Pashalimanit, janë në Bënjë në Përmet, kanë Moglicën, Bovillën dhe ka vepra të tjera”.

Gazetarja Lala tregoi se njëri nga rusët, Mikhail Zorin, sipas burimeve të saj konfidenciale, ka pranuar përpara hetuesve shqiptarë se është rekrutuar nga shërbimeve inteligjente ruse.

“Mikhail Zorin ka pranuar që është kontaktuar nga shërbimi inteligjent rus për shkak të një dosje që ai kishte të hapur në Rusi. Kjo pjesë e dosjes është nën sekret hetimor, nuk është bërë e ditur në gjykatë. Ai nuk thotë që unë jam paguar për të bërë njohje të këtyre bazave apo uzinave, por kisha detyrë të fotografoja nga afër dhe të shikoja nga afër gjendjen e tyre në terren. Prokurorët dyshojnë që ai mund të jetë shtrënguar. Ai ka marrë pjesë në protestat kundër Putinit në Rusi dhe mund të rrezikonte deri në 2 vit burgim ndërkohë që ishte student i shkëlqyer. Dy personat e tjerë mohojnë në mënyrë kategorike të jenë përfshirë”, theksoi gazetarja Klodiana Lala.

gramsh klodiana lala ruset
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.