Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të mërkure ka treguar për një garë të veçantë që do të zhvillohet edhe në Shqipëri. Teksa i’u ka uruar ndjekësve një ditë të mbarë, kreu i qeverisë ka bërë të ditur se 2 mijë udhëtarë me 980 automjete janë nisur nga Polonia drejt Shqipërisë, në kuadër të Złombol, një gare paksa të pazakontë. Po ashtu në 8 muaj, sipas Ramës vendin tonë e kanë vizituar 126795 turistë polakë.
“MIRËMËNGJES dhe me karvanin e mbi 2 mijë udhëtarëve të apasionuar, me plot 980 automjete të nisura nga Polonia në vendin tonë, ju uroj një ditë të mbarë. 126,795 turistë polakë vizituan vendin tonë gjatë periudhës Janar-Gusht 2022, 40199 turistë më shumë se një 1 vit më parë”.
Złombol përkufizohet si një garë “bamirësie” qëllimi i të cilës është që udhëtarët të plotësojnë rreth 2500 km, duke përdorur makina që janë ndërtuar ose projektuar gjatë epokës komuniste. Ngjarja zhvillohet çdo vit në korrik, gusht ose shtator, dhe pika e nisjes është gjithmonë Katovica.
