Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Veliaj: Viti arsimor nis me 20 shkolla, kopshte dhe çerdhe të reja

13:13 / September 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vel 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në prag të nisjes së vitit të ri arsimor 2022-2023, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me administratorët e shkollave në kryeqytet, të cilëve u dha porositë e fundit para hapjes së vitit të ri shkollor. Veliaj tha se Tirana, si asnjëherë më parë në infrastrukturën shkollore, është në një hap me rritjen e kryeqytetit, ku vetëm vitin e fundit janë hapur 20 shkolla të reja, ndërsa siguroi se ky ritëm do të vijojë edhe në vitet e ardhshme.

Vitin tjetër, tha Veliaj, janë 10 shkolla të tjera që presin të hapen me të njëjtat kushte, duke e kthyer këtë në një histori të rrallë suksesi në Tiranë. “Unë jam kryetar i Bashkisë së qytetit të vetëm që vijon të rritet në numër popullsie. Kjo është arsyeja pse hapim 12 shkolla të reja më shumë, dhe 8 kopshte dhe çerdhe; pra, me 20 institucione të reja, një trend që do ta mbajmë çdo vit. Edhe vitin tjetër do të hapim 10 shkolla të reja dhe 7-8 kopshte. Është e vetmja mënyrë se si mund të menaxhojmë fluksin e Tiranës. Ajo që kërkoj nga ju është përkushtimi. Kur njerëzit sjellin fëmijët e tyre në shkollat tona, na kanë besuar dritën e syrit, njeriun më të shtrenjtë. Prandaj, kërkoj të kujdeseni për të gjitha, që nga sistemet e sigurisë, te sistemet e higjienës dhe mënyra si respektohen rregullat”, tha Veliaj, në takimin me administratorët e shkollave në Bashkinë e Tiranës.

Sipas tij, infrastruktura e re shkollore siguron jo vetëm kushte bashkëkohore për mësimdhënie, por kërkon edhe një kujdes më të madh për mirëmbajtjen e këtyre hapësirave.

“Shkollat e reja janë të gjitha shumë cilësore. Kur bëmë shkollën “Kosova”, thamë se ajo ishte shkolla më e mirë në Republikë. Tani do hapim “Sami Frashërin”, një shkollë e cila është ndërtuar si hotel me 5 yje: me tavan druri, LED, me auditorë, sensorë, me ngrohje-ftohje automatike, palestër për ndeshje olimpike, etj; praktikisht, çdo produkt i ri po bëhet më i mirë se sa tjetri. Por, çelësi është mirëmbajtja. Duke pasur kaq shumë fluks, do të thotë se prodhohet amortizim. Mirëmbajtja është shumë, shumë e rëndësishme. Nëse përgatitemi si skuadër dhe ofrojmë mirëmbajtje, sigurohemi që kjo cilësi të mbetet për shumë vite”, tha Veliaj.

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Mundo Joven”: Shqipëria shpallet “parajsa e lirë” e turizmit evropian për 2026-ën

11:57 / June 6, 2026

Livadhet e Ketit, një pranverë e bardhë në zemër të Xibrës

09:41 / June 6, 2026

Kroçiera luksoze “Le Boréal” në portin e Sarandës, mbërrijnë 200 turistë

12:42 / May 30, 2026

Revista spanjolle: Shqipëria në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

08:44 / May 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.