Fatos Manellari është 63-vjeçari që qëlloi me thikë bashkëfshatarin e tij pas një sherri në Gështenjas të Pogradecit.
Sipas informacioneve paraprake, autori dyshohet se ka plagosur me thikë Safet Hyskollari, rreth 65 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Pogradecit. Si pasojë e plagëve të marra, 65-vjeçari ka ndërruar jetë.
Nga ana e Policisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
