Në takimin me strukturat e Policisë së Shtetit, Kryeministri Edi Rama foli për një pallat të ndërtuar tërësisht pa leje në Tiranë, duke kërkuar edhe përgjegjësitë e shefit të komisariatit të asaj zone.
Gazetari i Tv Klan Spartak Koka, ka mësuar se pritet arrestimi i shefit të komisariatit të zonës ku është ndërtuar pallati 8-katësh.
Po përgatiten arrestime të forta, të bujshme në dijeninë tënde?
Sipas informacioneve, pritet që një shef komisariati në Tiranë të arrestohet ose sot ose nesër për shpërdorim detyre për këtë pallatin 8-katësh dhe persona të tjerë që kanë qenë përgjegjës nga institucionet ligjzbatuese për ta mbikëqyrur dhe kontrolluar ligjshmërinë e këtij pallati ose jo dhe nuk e kanë zbatuar detyrën ose janë korruptuar duke i mbyllur sytë përpara një 8-katëshi.
Është prerë fleta e arrestit apo është çështje kohe?
Në komunikimin që kam nga burime nga Ministria e Brendshme, pritet që të arrestohet shefi i komisariatit dhe akuza për shpërdorim detyre sepse është e pastër akuza e shpërdorimit të detyrës për këtë pallat.
