Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Berisha u dashka pyetur për Martinajn

21:57 / September 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
visi e saliu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Nuk është vetëm fakti që e ka nga fisi i gruas, nga Martinaj. Edhe pse ai bën shumë për fisin e gruas, kjo nuk është arsye e mjaftueshme ta pyesim për Ervis Martinaj. Por sot, pas një heshtje të gjatë, ai befas shpërtheu dhe “dëshmoi” se Ervis Martinaj ka qenë “Njëshi” i lojrave të fatit dhe se Edi Rama i legalizoi ato, sapo u zhduk Martinaj. Të gjithë e dinë që Martinaj ishte faktor kyç në industrinë e lojërave të fatit. Madje ngjarja e përgjakshme në Bllok më 2018, ishte shkak për mbylljen e sallave të basteve sportive.

Por Sali Berisha nuk është ndjerë kurrë për këtë gjë. Ai nuk ka lënë njeri pa marrë nëpër gojë, nuk ka lënë pikë bastesh e kazino pa telendisur, kur ka qenë në opozitë, nuk ka lënë pikë bastesh pa leje pa e pas nën kontroll djali i tij kur ka qenë në pushtet, ka qenë i lidhur drejtëpërdrejt dhe personalisht me klanin Osmani në Gjermani, që financuan fushatën e vitit 2005 të Partisë Demokratike, por për këtë Vis Martinajn, nuk ka folur kurrë. Nuk ka folur, as kur ky ka qenë “numri 1” i lojërave të fatit, nuk ka folur kur ndodhi ngjarja kriminale në Bllok, edhe pse flet për çdo rrahje në çdo cep të Shqipërisë, dhe nuk foli as kur u zhduk ai. Kjo tregon se ka një lidhje mes heshtjes së Sali Berishës dhe aktivitetit të Ervis Martinaj. Sot befas ai foli me sigurinë e një njeriu që e di se Martinaj nuk është më gjallë. Dhe dëshmoi se ai paska qenë “njëshi” i lojërave të fatit.

Fakti që i ka ardhur goja tregon se ndjehet i lehtësuar që ai është zhdukur, por jo aq sa të distancohet prej tij. Me sa duket nuk është plotësisht i qetë. Nuk është i sigurtë, as që është zhdukur dhe as që mund të distancohet prej tij. Kjo e ilustron më së miri dhe temën e “Foltores” së tij për vizionin që ka për sigurinë dhe rendin publik në të ardhmen.

Berisha Ervis Martinaj Mero Baze
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjaku blu i magjistratëve dhe çirakët e republikës

17:39 / September 8, 2026

Lamallari: Rishikojmë kriterin e moshës për pranimin në shërbimin zjarrfikës

13:49 / September 8, 2026

Pagat e drejtësisë/ Balla i përgjigjet Bardhit: I përcakton Kuvendi/ Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave

12:18 / September 8, 2026

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Bardhi i drejtohet Peleshi: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, gjykatat në kolaps për fajin tuaj

11:37 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.