Nëna e 55-vjeçarit Elmas Kaliaj që plagosi me thikë bashkëshorten e tij dhe fqinjin, i cili ndërhyri për t’i ndarë, deklaroi për mediat se i biri vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ajo tregoi se ai i kishte ndërprerë ilaçet prej dy muajsh.
“Donte ta therte, s’mund ta mbanim. Djali kishte kaluar, kishte nja 1-2 muaj pa i pirë ilaçet. Kur i pinte ishte mirë, por nuk donte t’i pinte më. Donte të therte nusen, se ashtu ia dha truri. S’kanë pasur sherre, e zënka. Fëmijët s’dinë gjë, janë në punë”, tha ajo.
Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në lagjen “Dyle Haxhiri” në Elbasan. Dy të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
