Me 71 pro, 38 kundër dhe 0 abstenim është miratuar akti normativ për ndryshimet e buxhetit.
Ky akt normativ mori vetëm votat e mazhorancës. Deputetët e Partisë Demokratike janë shprehur të shqetësuar për shkeljen e rregullore së Kuvendit, me mazhorancën që votoi të gjitha projektligjet e parashikuara për të kaluar sot në Parlament para mbylljes së diskutimeve.
Tritan Shehu u shpreh se ky veprim nuk është aspak demokratik.
“Po vazhdojnë të ndodhin gjëra të çuditshme në këtë parlament. Akoma pa mbaruar diskutimet ju votoni ligjin që doni të kaloni. Pse flasim ne këtu zonja kryetare. Ne japim argumente. Unë mund të jap argumente që zoti kryeministër mund të ndryshojë mendim për projektligjin. Ju thoni e kanë vendos kryetarët e grupeve. Edhe mund të jenë çmendur kryetarët e Grupeve . Ju takon ju të vendosni rregull dhe të mos lejoni veprime të tilla të antiparlamentarizmit këtu.”
