Një italian dhe dy shqiptarë u arrestuan nga policia në Ailano (Caserta) pasi u kapën në një plantacion marijuanë, të fshehur mes bimëve.
Falë helikopterit, plantacioni me 500 bimë u identifikua në një sipërfaqe prej rreth njëmijë metrash katrorë, e rrethuar nga lisa të gjatë.
Brenda një vile ngjitur me plantacionin, karabinierët më pas gjetën dhe sekuestruan 2500 gjethe marijuanë të thata, ndërsa në një enë u gjetën 300 gramë marijuanë gati për shitje.
