Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Zbardhen motivet e vrasjes së 65-vjeçarit në Pogradec. Viktima ishte kthyer nga SHBA

16:23 / September 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
47657F22 8A40 4D56 8D86 FF5E193E4918
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

    

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë në Pogradec, autori i vrasjes së 65-vjeçarit, Safet Hyskollari, është ende në arrati. Krimi u regjistrua në fshatin Gështenjas pas konflikteve për një copë tokë midis fqinjëve.

Burime thanë se mes autorit dhe viktimës ka pasur konflikte të vazhdueshme verbale sa herë viktima kthehej me pushime nga SHBA-ja në fshatin e tij. Konfliktet sipas burimeve lidhen me punimet që viktima kryente në afërsi të shtëpisë. Konflikti i fundit është regjistruar pasditen mbrëmjen e së mërkurës, konflikt i cili ka përfunduar me vdekjen e 65-vjeçarit Hyskollari.

Gjatë ditëve të fundit, viktima ka kryer punime për zgjerimin e rrugës dhe vendosjen e disa tubave prej betoni. Autori pretendon pronësinë e ish-Kovaçhanës së fshatit ku ai ka punuar për shumë vite, godinë e cila ndodhet përballë banesës së viktimës. Autori Fatmir Manellari ka shkuar mbrëmjen e djeshme tek banesa private e viktimës duke e goditur disa herë me thikë sapo 65-vjeçari ka dalë nga dera. Policia nuk ka gjetur thikën, me të cilën Manellari qëlloi për vdekje bashkëfshatarin e tij i cili ndërroi jetë në spitalin e Pogradecit.

Forcat e Policisë të Komisariatit të Pogradecit si dhe forcat “Shqiponja” janë vënë në kërkim të autorit, i cili dyshohet të fshihet në zonën e pyllëzuar të fshatit. Gjithashtu, Policia po ushtron kontrolle në tunelet dhe në godinat e braktisura të zonës. Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Gështenjas të Pogradecit. Safet Hyskollarin mbeti i plagosur rëndë nga goditjet me thikë nga fqinji i tij, Fatos Munellari. Edhe pse u transportua me urgjencë në spital, ai nuk mundi të mbijetojë.

Pas ngjarjes së rëndë, autori u largua nga banesa, ndërsa Policia e shpalli në kërkim. Sipas të dhënave paraprake, thuhet se autori kurohej me medikamente për shkak se vuante nga depresioni.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare

22:00 / October 21, 2026

“Dhuna, armiku i lirisë së të gjithve”, Rama: Dua dialog me këdo që beson se “jam i keq”

20:00 / October 21, 2026

E akuzuar për terrorizëm, Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici

16:24 / October 21, 2026

Protestat/ Petro Koçi: Përngjanin me një revoltë të armatosur, studentët të ngriheshin fillimisht kundër korrupsionit të një pjese të pedagogëve

15:20 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.